E Martë, 3 Nëntor 2026

BERLIN – Merz viziton Londrën mes përpjekjeve për bashkëpunim më të ngushtë me BM-në

BERLIN, 9 korrik /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz do të vizitojë Londrën – në një përpjekje për të krijuar bashkëpunim më të ngushtë me Britaninë e Madhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

“Unë kërkoj një bashkëpunim më të ngushtë, jo vetëm brenda Bashkimit Evropian, por edhe me Britaninë e Madhe – sepse ky vend është me rëndësi strategjike për sigurinë e Evropës”, tha Merz sot në parlamentin gjerman.

Kancelari gjerman tha se kishte pranuar një ftesë për të udhëtuar në Londër për bisedime.

Diskutimet me kryeministrin britanik, Keir Starmer pritet të përfshijnë gjithashtu një marrëveshje partneriteti.

Merz shprehu kënaqësinë e tij për përpjekjet e qeverisë britanike – për t’u harmonizuar me Bashkimin Evropian në politikën e jashtme dhe të sigurisë – pavarësisht Brexit.

“Nuk e fsheh faktin se ende më vjen shumë keq që Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›