BJELLORUSI – Lukashenko: Raketat për Ukrainën mund të nxisin luftë bërthamore

MOSKË, 15 tetor /ATSH/ – Udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko, aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, paralajmëroi se nëse presidenti Donald Trump i dorëzon Ukrainës raketat “Tomahawk”, kjo mund të çojë në një “luftë bërthamore”, sipas “The Guardian”.
Presidenti Trump thuhet se po shqyrton një kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për këto raketa, të cilat kanë një rreze veprimi prej rreth 1 500 miljesh dhe do t’i mundësonin Kievit të godiste më thellë në territorin rus , duke përfshirë baza ushtarake, objekte infrastrukturore dhe fabrika armatimesh.
Zelensky argumenton se forcimi i arsenalit të Ukrainës do të rrisë presionin mbi Kremlinin për të pranuar një marrëveshje paqeje. Megjithatë, Putini ka paralajmëruar se një hap i tillë mund të rrezikojë marrëdhëniet e përmirësuara SHBA–Rusi nën administratën Trump, ndonëse lufta ka vazhduar për më shumë se tre vjet.
“’Tomahawk ‘nuk do ta zgjidhin problemin. Ata do ta përshkallëzojnë situatën deri në një luftë bërthamore”, tha Lukashenko në një takim në Minsk. “Ndoshta Donald Trump e kupton këtë më mirë se kushdo tjetër, ndaj nuk ka nxituar t’i dorëzojë këto armë vdekjeprurëse Ukrainës, siç dëshiron Zelensky”.
Që nga mars 2023, Bjellorusia ka strehuar arma bërthamore taktike ruse, dhe në shtator 2024 zhvilloi ushtrime të përbashkëta me Rusinë për përdorimin e tyre në rast lufte.
Zelensky pritet të shkojë në Uashington të premten për të lobuar për raketat Tomahawk dhe për sanksione më të ashpra ndaj Moskës, si edhe ndaj Kinës dhe Indisë, të cilat vazhdojnë të lejnë energji nga Rusia, duke ndihmuar Putinin të financojë pushtimin.
“Do ta shohim, duke pranuar se ky do të ishte “një hap i ri agresioni”, por që mund të shërbente si mjet presioni ndaj Putinit për ta detyruar të bëjë lëshime”, tha. presidneti trump /Ad.Ab./