E Martë, 3 Nëntor 2026

BM – Policia britanike arreston 2 000 persona në një operacion njëjavor kundër drogës

LONDËR, 4 korrik /ATSH-DPA/- Policia britanike ka arrestuar pothuajse 2 000 persona në një operacion njëjavor kundër rrjeteve të drogës, tha Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë (NPCC).

Forcat në të gjithë vendin kryen 1 965 arrestime, mbyllën 241 rrjete të trafikimit të drogës dhe sekuestruan 501 armë, afërsisht 178 kilogramë drogë të klasit A ​​dhe rreth 2,4 milionë paund (3,3 milionë dollarë) midis 23 dhe 29 qershorit.

Në Londër, Policia Metropolitane arrestoi 301 persona prej të cilëve 111 janë akuzuar.

Policia e Londrës gjithashtu mbylli më shumë se 100 rrjete të trafikimit të drogës dhe sekuestroi 12 armë zjarri, 78 armë – duke përfshirë shpata samurai dhe thika Zombie, gati 70 kilogramë drogë të klasit A ​​dhe më shumë se 600 000 paund.

Rrjetet e trafikimit të drogës janë zakonisht banda urbane, të cilat përdorin linja telefonike për të shitur drogë, kryesisht kokainë të fortë dhe heroinë, te klientët në qarqe të tjera.

“Elementi i saj më i fshehtë” përfshin shfrytëzimin e personave të cenueshëm, përfshirë fëmijët dhe ata me probleme të shëndetit mendor ose varësisë, duke i rekrutuar ata për të shpërndarë drogë ose duke përdorur shtëpitë e tyre si bazë për trafikim”, tha Policia Metropolitane. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›