Në mandatin e katërt si Kryeministër, Rama feston sot 61-vjetorin

https://www.instagram.com/reel/DLrkgdRtQCR/?utm_source=ig_web_copy_link
TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste feston sot ditëlindjen e tij të 61-të.
Akademia Politike e PS-së uroi Ramën me një video, të cilën vetë kreu i qeverisë e shpërndau në rrjetet sociale, e cila kishte në fokus veprimtarinë e kryeministrit përgjatë gjithë angazhimit të tij në politikë, që nga koha kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës si dhe përgjatë viteve të qeverisjes socialiste.
Video është bërë nga Inteligjenca Artificiale, ndërsa Akademia e Politike PS-së e ka cilësuar Ramën si “Partizani i Inteligjencës Artificiale”. Videoklipi shoqërohet edhe me një këngë dedikuar Ramës.
“Akademia Politike e Partisë Socialiste në ditëlindjen e 61-të, i uron edhe 100 vjet kampion”, shkruan Akademia Politike e PS-së.
Më 11 maj Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama, fitoi mandatin e katërt për të qeverisur vendin. /m.q/j.p/