E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – KE padit Poloninë për aksesin e të dyshuarve tek avokatët

BRUKSEL, 11 dhjetor  /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian ka dërguar Poloninë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (ECJ) për shkak të zbatimit jo të saktë të ligjit të BE-së mbi të drejtën e aksesit te një avokat dhe të njoftimit në momentin e arrestimit.

”Sipas komisionit, Varshava nuk garanton mjaftueshëm mbrojtjen procedurale në fazat e hershme të hetimeve policore”, thuhet në një njoftim për shtyp të publikuar sot.

“Polonia lejon marrjen në pyetje ose mbledhjen e provave të rëndësishme pa praninë e një avokati, gjë që bie ndesh me rregullat strikte mbi të drejtën e aksesit te një avokat”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, “ligji polak lejon cënimin e konfidencialitetit të komunikimit mes të dyshuarve apo të akuzuarve dhe avokatit të tyre”, edhe pse legjislacioni i BE-së e garanton këtë konfidencialitet.

Komisioni tha gjithashtu se Polonia nuk i informon siç duhet prindërit ose kujdestarët ligjorë për ndalimin e të miturve, si dhe nuk siguron në mënyrë të saktë aksesin te një avokat në procedurat e urdhërarrestit evropian.

Polonia mund të përballet me gjoba të rënda nëse ECJ pranon ankesën./ /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›