E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Kallas: Lejimi i territoreve ukrainase një kurth i Putinit

BRUKSEL, 22 gusht /ATSH-ANSA/ – Lejimi i Rusisë për të mbajtur territoret ukrainase të pushtuara ushtarakisht është një kurth në të cilin Putini dëshiron të na çojë, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.

”Presidenti rus nuk ka bërë asnjë lëshim në lidhje me kushtet e një marrëveshjeje të mundshme për të ndaluar armiqësitë dhe në fakt, ai ka rritur vrasjet me sulmet ajrore në Ukrainë”, shtoi ajo.

Lidhur me garancitë e sigurisë për Kievin, Kallas tha se ”opsioni më i mirë është një ushtri e fortë ukrainase”.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e shmangies së masave që janë “vetëm në letër”./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›