BRUKSEL – Nis hetimi për keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së

BRUKSEL, 8 korrik /ATSH-DPA/- Grupi politik i ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian, ka nisur një hetim për keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO), e ngarkuar me hetimin e krimeve kundër interesit financiar të Bashkimit Evropian konfirmoi sot hetimin.
Javën e kaluar, mediet “Le Monde”, “Die Zeit”, “Kontraste” dhe “Falter” raportuan për një raport të auditimit të brendshëm të Parlamentit Evropian mbi përdorimin e fondeve publike nga grupi politik Identitet dhe Demokraci (ID).
Raportet pretendonin se ID ka keqpërdorur rreth 4,3 milionë euro (5 milionë dollarë) fonde të BE-së midis viteve 2019 dhe 2024.
Alternativa për Gjermaninë (AfD), Tubimi Kombëtar i Francës dhe Liga e Italisë ishin ndër anëtarët e grupit.
Pas zgjedhjeve evropiane të vitit të kaluar, partitë evropiane të krahut të djathtë formuan dy grupe të ndara në Parlamentin Evropian dhe ID u shpërbë.//a.i/