E Diel, 1 Nëntor 2026

BUM PëRDORIMESH Të SHëRBIMEVE ELEKTRONIKE Në SHQIPëRI

"British Airways" ka konfirmuar një rritje në përdorimin e biletave elektronike në Shqipëri, para hapjes së shtëpisë së re të saj në Heathrow, Terminali 5, në fund të muajit mars.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga "British Airways" për muajin janar 2008, tregojnë në mënyrë të detajuar përdorimin e shërbimeve elektronike në rajon. Shitja e biletave elektronike u soll në Shqipëri në fund të vitit 2006, duke u bërë shumë e përdorshme me një shifër mjaft impresionuese prej 26% të biletave të shitura online në ba.com gjatë vitit 2007. Përshtatja me biletat elektronike në Shqipëri është pjesë e modelit global që i paraprin datës së 1 qershorit 2008 të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, për ndërprerjen e biletave të letrës.

Gama e shërbimeve elektronike të "British Airways" që ofrohet si në faqen e internetit ba.com, si në aeroportet në të gjithë botën, po rezultojnë të jenë shumë të përdorshme me një numër prej 2.5 milionë vizitorësh çdo javë.

Shitja e biletave online në faqen ba.com po rritet dhe 87% e të gjitha udhëtimeve aktuale të "British Airways" vijnë si rezultat i blerjeve të biletave elektronike (një rritje prej 40% nga viti 2003). Biletat elektronike mund të përdoren tani pothuajse për të gjitha destinacionet e "British Airways" dhe po ashtu për në destinacionet të mbuluara nga marrëveshjet për shitjen e biletave elektronike mes 45 kompanive të tjera ajrore.

Vlerësohet se rreth 80% e të gjithë pasagjerëve që nisen nga Terminali 5, do të bëjnë check-in online apo në shumë pikat e check in-it automatik, ku gjatë lëvizjes nëpër aeroport pasagjerët do të mund të depozitojnë bagazhet e dorës në njërën nga 100 pikat e lënies së shpejtë të bagazheve, të gjitha të lidhura direkt me një sistem të trajtimit të bagazheve, i aftë të procesojë 12000 bagazhe në orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›