E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryker: Administrim në të gjithë Kosovën

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, u tha dje këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Zubin Potokut (komunë veriore e banuar me shumicë serbe), se UNMIK-u është i vendosur të administrojë tërë Kosovën, "për aq sa ka mandat për ta bërë një gjë të tillë". Sipas mediave të vendit, ai qëndroi edhe në Çabër, fshati i vetëm i banuar me shqiptarë në këtë komunë, ku përgëzoi banorët "për kontributin që ata kanë dhënë për stabilitet, bashkëpunimin me fqinjët e tyre serbë dhe strukturat komunale". Ai vlerësoi se Çabra "është një shembull i mirë i bashkëjetesës mes komunitetit shqiptar dhe atij serb".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›