E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Prioritet, angazhimi me qytetarët në terren

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi takime me banorët në fshatin Lekaj të Rrogozhinës, ku theksoi se çdo reformë e zbatuar në nivel lokal është një hap konkret drejt standardeve europiane.

Sipas tij, “Shqipëria po ecën me vendosmëri në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe reformat lokale janë bërë pjesë e pandashme e këtij procesi”.

Në këtë drejtim, Balla diskutoi me banorët një sërë çështjesh që prekin jetën e tyre të përditshme si bujqësia, infrastruktura rrugore, arsimi, shërbimet kadastrale dhe përmbyllja e procesit të legalizimeve.

Takimi u zhvillua në kuadër të turit “Për punët e Shqipërisë”, ndërsa Balla siguroi se angazhimi me qytetarët në terren mbetet prioritet kyç.

1 nga 3

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›