Bankat: Zyrtaret e arrestuar, te varfer
Tirane - Zyrtaret e Ministrise se Punes rezulton se jane te varfer. Asnje pasuri ne emer te tyre nuk figuron ne 11 bankat qe operojne ne Shqiperi. Po keshtu. dy te ndaluarit, ish- sekretari i ministrise, Spartak Gjini dhe kreu prokurimeve, Llambi Tarka, nuk gezojne prona e biznese te regjistruara ne degen e tatimeve dhe Hipoteke. Kjo eshte pergjigjja e sjelle ne Prokurorine e Tiranes dy dite me pare, pas kerkesave te bera nga ana e organit te akuzes. Burime nga prokuroria bene te ditur se nuk dihet nese pasurite e tyre jane hedhur ne emer te familjareve, por pergjigjja nga 11 bankat ka qene negative. Tre te pandehurit e kesaj ceshtjeje jane ish-sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Spartak Gjini, anetari i komisionit te prokurimeve, Llambi Tarka dhe Fiqiri Pali, pronari i firmes "Siret". Mbi ta rendon akuza e "korrupsioni aktiv e pasiv, duke perdorur detyra shteterore", "shperdorim detyre" dhe "shkelje te barazise ne tender".
R.C