Basha: Anëtarësimi në NATO, stabilitet për rajonin
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u zhvillua në datën 28 shkurt 2008, në Sofje të Bullgarisë. Zyra e shtypit pranë MPJ-së, bëri të ditur se "përfundimi i Paktit tё Stabilitetit pas 9 vjet ekzistence dhe zëvendёsimi i tij me Kёshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), anёtarёsimi i 3 vendeve tё Evropёs Juglindore nё NATO, dhe zhvillimet nё rajon pas shpalljes sё pavarësisё sё Kosovёs, ishin temat kryesore tё kёtij aktiviteti". Duke evidentuar progresin e vazhdueshëm që Shqipёria ka bёrё per tё merituar ftesën nё Samitin e Bukureshtit, ministri Basha theksoi se "anёtarёsimi i saj nё strukturat Euroatlantike, do t‘i shërbejë sigurisё e stabilitetit në Evropën Juglindore si dhe do të konsolidojë edhe më tej vizionin evropian dhe euroatlantik të rajonit tonë". Duke theksuar vizionin europian dhe euroatlantik pёr tё gjitha vendet e Evropёs Juglindore, duke pёrfshirё Kosovёn dhe Serbinё, ministri Basha u shpreh se "tani ёshtё koha pёr tё lёnё prapa retorikёn e sё shkuarёs qё shkaktoi kaq shumё vuajtje pёr popujt e Ballkanit dhe pёr tё pёrfituar nga ky shans historik pёr tё çuar pёrpara realizimin e objektivave madhore pёr integrimin europian tё vendeve tё rajonit tonё".