E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Bashkëjetesa fetare, mesazh për Evropën

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e promovimit të librit "Bashkëjetesa" të autorit italian Andrea Riçardi, është shprehur se "toleranca e shkëlqyer fetare në Shqipëri është mesazhi që ne i përcjellim Evropës". Sipas saj, vepra e Riçardit promovohet në një vend, i cili në historinë e tij ka përjetuar momente nga më të ndryshmet, por ka ruajtur si vlerën më të çmuar të përcjellë në shekuj, e deri në ditët e sotme, tolerancën e shkëlqyer fetare. Më tej, Kryetarja Topalli ka theksuar se "i vendosur në një kontinent ku luftërat dhe konfliktet fetare përgjatë kohërave mjerisht nuk kanë qenë të rralla, ky komb i vogël nuk regjistron në historinë e tij, as edhe konfliktin më të vogël fetar, përkundrazi rrezaton dhe i përcjell Evropës mesazhin e tolerancë së shkëlqyer fetare, të respektit për besimin e njëri-tjetrit, të ndarjes së vlerave të mëdha hyjnore të krijuesit, të respektit të plotë të laicizmit të shtetit". Promovimi i librit "bashkëjetesa" i autorit Andrea Riçardi, themelues i komunitetit Sant‘ Egidio, me një aktivitet të gjerë edhe në Shqipëri, është promovuar dje në vendin tonë nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›