E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i tokave, 80 denoncime ne prokurori

Redinalda Caushaj
Perpjekjet e deshtuara nepermjet rruges gjyqesore detyrojne banoret e komunes se Kasharit qe te kerkojne pronat e tyre ne rruge te tjera. Pas skandalit te trojeve dhe arrestimit te tre kryekomunareve dhe disa zyrtareve te tjere ne institucionin vendor, drejt Prokurorise se Tiranes kane rendur nje pjese e mire e pretenduesve te pakenaqur. Burime zyrtare nga organi i akuzes thane dje, per gazeten “Koha Jone”, se nga dita e arrestimit te shtate zyrtareve per skandalin e shitjes se tokave ne Kashar e deri tani jane bere 80 denoncime nga banoret, qe akuzojne ish-drejtues dhe drejtues te komunes.
Brenda javes qe po mbyllet, ne Prokurorine e Tiranes jane regjistruar mbi 80 kallezime per pronat dhe perfaqesuesit e organit te akuzes i kane klasifikuar keto materiale ne dosjen e quajtur “Kashari”. Banoret e kesaj komune, te cilet deri dje nuk kane pasur mundesi te degjoheshin nga te tjeret dhe te rimerrnin tokat e tyre, duket se kane nje drite jeshile. Protesta e tyre para dyerve te gjykates ne fillimjave, gjate mases se sigurise se zyrtareve te arrestuar, eshte zevendesuar me denoncime per pronat e vjedhura ne vite. Mesohet se banoret jane marre ne pyetje nga ana e prokuroreve te ceshtjes.
Per momentin, hetimet e dosjes “Kashari” jane ndare ne dy pjese. Ne pjesen e pare jane tete te arrestuarit ne flagrance, dy ish-kryekomunare, nje drejtues aktual i komunes, nje kryeplak, tre zyrtare kadastre dhe nje shofer, per veprat penale “shperdorim detyre”, “falsifikim” etj. Ne pjesen e dyte qendrojne deshmite e banoreve, kallezimet dhe materialet qe ata kane depozituar, sic jane kadastrat e tokave, tapite, vertetimet e pronesise dhe materiale te tjera. Hetimet per dosjen kane nisur 7 muaj me pare, pas nje denoncimi te bere ne organin e akuzes nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Nderkohe qe pergjimet telefonike ndaj te pandehurve, si dhe agjentet e infiltruar, finalizuan arrestimin e te dyshuarve. Fillimisht nga prokuroria u mor nen hetim ish-kryetari i komunes se Kasharit, Faik Fejzo, por nga hetimet rezultoi se pas tij vinin edhe paraardhesi Naim Karaj, periudha 2000-2003 dhe pasardhesi, Alfred Sula, i sapozgjedhur me shkurt te ketij viti.

Akuzat

Korrupsion pasiv nga te zgjedhurit vendore
Shperdorim i detyres
Falsifikim te dokumenteve
Mashtrim
Armembajtje pa leje
Pervetesim titulli

Ne arrestuar
Alfred Sulaj, 33 vjec, kryetar i komunes Kashar
Faik Fejza, 56 vjec, ish-kryetar i komunes Kashar ne vitet 2003-2007
Naim Karaj, 45 vjec, ish-kryetar i komunes Kashar ne vitet 2000-2003
Islam Shera, 65 vjec, ish-kryeplak
Shefqet Alikaj, 51 vjec, pergjegjes i zyres se kadastres ne Kashar
Ismail Sulaj, 42 vjec
Xhevair Hyka, 43 vjec
Ilir Sula, 33 vjec, shofer i komunes Kashar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›