E Diel, 1 Nëntor 2026

“Njemije ankesa ne Strasburg”

Shoqatat e pronareve festuan dje diten nderkombetare te prones. Ne kulmin e debatit mbi ceshtjen e kthimit dhe kompensimit te pronave, pronaret e mbledhur rreth shoqates “Pronesi me Drejtesi” ngriten serish zerin per abuzime te medha dhe ngecje te procesit te kthimit dhe kompensimit te pronave ne vend. Sipas nenkryetarit te shoqates, Ahmet Sulstarova, Shqiperia nuk ka permbushur ende nje nga standardet kyce per anetaresimin ne Bashkimin Evropian, zgjidhjen e problemit te pronesise. Ne nje kohe qe abuzimet vazhdojne. Kjo ka detyruar pronaret qe te ankohen ne Gjykaten e Strasburgut per te drejtat e njeriut mbi vendimet e dhena per pronat. Numri i ankimeve ka shkuar ne 200, nderkohe qe pronaret thane me bindje se brenda vitit 2008, ankesat per abuzimet me pronen ne Strasburg do te shkojne ne 1000.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›