RENEA kap te fundmin e pengmarrjes
Pengmarrja ne kembim te 100 mije eurove te nje te riu, emigrant ne Gjermani, pas konflikteve per pazare e rivalitet, con ne qeli edhe te fundmin e grupit, te cilesuar “Cukali”. Forcat speciale te RENEA-s dhe policia e kryeqytetit arrestoi mengjesin e djeshem, brenda ne nje banese, ne rrugen “Halit Bega” ne Tirane, Durim Gurzin, te shumekerkuarin per kete krim dhe te denuar per nje vrasje me 16 vjet e 8 muaj burg. Bashke me te u ndalua edhe nje tjeter i ri, qe e strehonte prej muajsh 29-vjecarin, i quajtur Ilir Kepi. Burime policore thane se Gurzi eshte pjese e bandes se Gjergj Cukalit, i cili se bashku me kater persona te tjere, veren e vitit 2004, mori peng Fatjon Demirliken ne kryeqytet, duke i vene gjobe 100 mije euro, per nje pazar te prishur jashte vendit, ndersa u dyshua trafiku i droges. Gurzi akuzohet per vrasjen e Endri Shimes, shok i Demirlikes, si dhe plagosjes se Lorenc Ternaj dhe Ermal Taushllarit, po gjate vitit 2004.
Kane pritur sapo eshte fikur drita e shtepise, qe forcat speciale te organizonin nje operacion te befasishem, me nje urdher te leshuar nga drejtuesit e Departamentit te Krimit te Organizuar. Informacioni, se brenda gjendej nje i shumekerkuar i bandes “Cukali”, nuk ka rezultuar i rreme dhe telefonata anonime ka “qelluar” ne shenje. Oret e para te mengjesit, te pakten 20 speciale te RENEA-s jane futur ne banese, duke ushtruar kontroll dhe te shtrire ne shtreter kane identifikuar Durim Gurzin, 29 vjec dhe pronarin e hyrjes, 33-vjecarin Ilir Kepi. Dy te dyshuarit jane derguar ne ambientet e Drejtorise se Policise Tirane, ku dhe jane marre ne pyetje. Burime zyrtare thane, per gazeten “KJ”, se Durim Gurzi eshte denuar 16 vjet burg e 8 muaj nga Gjykata e Krimeve te Renda, per veprat penale te “rrembim dhe mbajtje peng”, “vrasje per shkak te cilesive te vecanta te personit” dhe “prodhimit dhe mbajtja pa leje te armeve luftarake”. Kurse, Kepi u arrestua per vepren penale te “dhenies ndihme e fshehjes se personit”.
Prokuroria kishte shpallur ne kerkim qe prej veres se vitit 2004, Durim Gurzin per vrasjen e Endri Shimes ne rrugen “3 vellezerit Kondi” ne Tirane, krim i kryer ne bashkepunim, ku pati edhe dy te plagosur. Gjykimi ishte kryer ne mungese deri ne denimin e grupit me gjashte anetare gjate vitit 2006. Gjate operacionit mesohet se te rinjte nuk kane bere asnje rezistence, kurse 33-vjecarit Kepi i eshte gjetur nje arme pistolete, qe e mbante pa leje, tipin e se ciles policia nuk e percaktoi, per shkak te hetimeve dhe ekspertizes balistike qe pritet nga Laboratori Kriminalistik.
Te denuarit:
Durim Gurzi, 16 vjet e 8 muaj burg
Gjergji Cukali, 10 vjet burg
Florian Metalla, 9 vjet burg
Ledio Lito, 8 vjet burg
Eduart Skuka, 8 vjet burg
Ilir Kodumi, 8 vjet burg
Pengmarrja e Demirlikes dhe atentati ndaj Shimes
Grupi tashme i quajtur me emrin “Cukali”, i perbere nga 6 persona te denuar e qe drejtohej nga Gjergj Cukali, pas konflikteve me nje tjeter bande rivale, do te arrinte ne pengmarrjen me qellim vjeljen e nje gjobe prej 100 mije euro te Fatjon Demirlikes. Hetuesit percaktuan se perplasjet kishin lindur qe ne Gjermani, ku te denuarit dyshohej se ishin pjese e nje rrjeti droge dhe ishin prishur ne pazare. Pengmarrja e Fatjon Demirlikes do te ndodhte me 17 korrik te vitit 2004, ndersa grupi eshte denuar me 59 vite burg pas gjykimit. Gjykata e Apelit per Krime te Renda e ka denuar Gurzin me 16 vjet e 8 muaj burg ne mungese, kurse 5 anetareve te tjere, nga 73 vjet qe dha Shkalla e Pare, ne Apel u vendos 43 vite burg. Dy vjet me pare, kur Fatjon Demirlika ka mbaruar se darkuari me shoket e tij, eshte drejtuar per ne nje disko tek ish-Bllokut ne kryeqytet. Por sapo kishte shkuar per te furnizuar makinen ne nje karburant ne rrugen “Myslym Shyri”, Gjergji Cukali, Ilir Kodumi dhe Ledio Lito, Florian Metallia dhe Eduart Kuka, te armatosur i afrohen makines, duke e goditur me pjeset metalike te armeve Fatjon Demirliken. Ky i fundit merret peng dhe mbahet per dy dite. Nderkohe qe ne kembim te tij pengmarresit kerkuan plot 100 mije euro e qe me pas u ul ne 50 mije euro. Me pas, Demirlika eshte lene i lire pasi pengmarresit kishin frike se mos binin ne prangat e policise. Ne vendimin e Gjykates se Apelit per Krime te Renda, nje nga personat, te cilet kishin marre pjese ne rrembimin e Demirlikes ishte edhe vete Durim Gurzi. Nderkohe qe ky i fundit ishte shpallur gjithashtu nga drejtesia shqiptare ne kerkim edhe per vepren penale te “vrasjes” se shtetasit Endri Shima, shok i Demirlikes, si dhe ka plagosjes se shtetasit Lorenc Ternaj dhe Ermal Taushllari.