Sulstarova: “Ligj tjeter per pronat”
Shoqata “Pronesi me Drejtesi” eshte shprehur prej kohesh kunder ligjit per “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Numri dy i kesaj shoqate, Ahmet Sulstarova, kritikoi serish dje faktin qe prej vitesh te tera, ne Shqiperi ceshtja e prones nuk po zgjidhet. Sipas Sulstaroves, ndryshimi i ligjit nuk sherben aspak per permiresimin dhe zgjidhjen e konfliktit te pronesise. Zgjidhja, sipas tij, do te ishte hartimi i nje ligji te sakte sipas standardeve te kerkuara nderkombetare. Nje nder amendamentet e vetme qe eshte pranuar nga pronaret te ndryshoje ne ligjin e pronave eshte shtyrja e afatit per depozitimin e dokumenteve te pronesise deri me 31 dhjetor 2008. Afat qe skadoi ne 31 tetor te ketij viti, duke i lene pronaret mes kater rrugeve, pa u dhene mundesine te dorezojne me dokumentet per njohjen e pronave te tyre.