Toka e pervetesuar me vlere abuzimi 1,5 milione USD
Operacioni i koduar “Kashari 2”, coi ne pranga dy ish-kryetar komune, drejtuesin aktual te saj, punonjesit e kadastres, nje kryeplak dhe nje shofer. Pas shtate muaj hetime, Prokuroria e Tiranes i kerkoi gjykates miratimin e arresteve per disa akuza te zyrtareve te dyshuar per pervetesimin e 150 mije m2 toke ne fshatrat e komunes Kashar, te cilat ishin mbivendosur ne kadaster, ishin ngritur pallate, ose nderruar pronesine. Demi i deklaruar ishte 1,5 milione USD. Te ndaluarit ishin Alfred Sula, kryekomunari i Kasharit, Naim Karaj e Faik Fejzo, dy ish-drejtues te kesaj komune, Islam Shera, kryeplak ne Katund te Ri, Shefqet Alika, Ismail Sulaj e Xhevahir Hyka, pjese e zyres se kadastres dhe Ilir Sula, shofer. Agjente te infiltruar, pergjime telefonike dhe ambientale jane perdorur gjate hetimeve. Sipas prokurorise, jane zbuluar 15 raste te bashkepunimi te te dyshuarve, ndersa mesohet se eshte abuzuar me nje siperfaqe prej 150 mije m2 toke, e cila arrinte vleren prej 150 milione lekesh. Ka qene pikerisht bllokimi i punes ne kadastren e komunes, ne fillim te muajit tetor, dhe me pas edhe sekuestrimi i tapive te shtepive qe solli edhe ne dokumentimin e plote te veprimtarise se autoreve. Ne kadaster u be e mundur edhe zbulimi i shumepronesise se nje toke, nderkohe qe pronari i vertete nuk dihej se kush ishte. Sipas hetimeve nga ana e prokurorise, rezultoi se dokumentet e ndarjes se tokes ishin te falsifikuara. Nje pjese e pronareve aktuale te ketyre tokave ishin pajisur me vertetim pronesie, nderkohe qe nje pjese e tyre rezultonte si jo banore te komunes se Kasharit. Sipas verifikimit nga ana e organit te akuzes, perfitimet e paligjshme jane bere ndaj personave, te cilet rezultojne te jene te aferm, familjare ose lidhje miqesore te te arrestuarve.
180000 ha
Jane 180 mije hektare toke bujqesore qe ndodhet ne duart e krereve te bashkive dhe komunave ne vend. Nje siperfaqe e tille, sipas deputetit republikan, Arian Madhi, nuk eshte shperndare sipas ligjit 8312 te tokave bujqesore te pandara.
150000 ha
Pronaret e ligjshem te tokave pretendojne se vetem si siperfaqe toke bujqesore atyre duhet t’u kthehet rreth 150000 hektare toke. Nderkohe qe siperfaqe te medha, qe ende nuk jane llogaritur per kompensim, jane truall, gati siperfaqja perfundimtare.
30 miliarde euro
Plot 30 miliarde euro pretendohet nga shoqatat e pronareve te ligjshem te tokes se shkon fatura e kompensimit financiar te tyre. Nje perllogaritje e tille eshte bere ne baze te kerkesave te pronareve per tokat dhe vleresimin e metodikes.
2 milione USD
Shuma e pare qe eshte shperndare per kompensimin e pronareve ne vitin 2006, ka qene 2 milione dollare. Ne dhjetor te vitit te kaluar, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave beri shperndarjen e pare te parave per kete kategori.
5 milione USD
Eshte 5 milione dollare eshte fondi qe do te shperndahet brenda 15 dhjetorit per kompensimin financiar te pronareve. Kjo shume do te ndahet sipas metodikes se prones per cmimin e tokes per pronaret qe kane bere kerkese per kompensim.
5 milione USD
Vetem 5 milione dollare eshte shuma qe qeveria ka percaktuar ne buxhet per vitin 2008 per kompensimin financiar te pronareve. Me gjithe kerkesat e bera, ekzekutivi s’pranoi rritje te fondit per pronaret, gje qe solli dhe voten abstenuese te PR-se.
Ligji
Shtojca 1 e ligjit per “Kthimin dhe Kompensimin e Prones”:
1. Ligji nr. 7501, date 19.7.1991 “Per token”.
2. Ligji nr. 7512, date 10.8.1991 “Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private dhe nismes se lire, te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimit”.
3. Dekreti i Presidentit te Republikes nr. 378, date 2.12.1992 “Per faljen e studiove te punes piktoreve dhe skulptoreve”.
4. Ligji nr. 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”.
5. Ligji nr. 7665 date 21.1.1993 “Per zhvillimin e zonave qe kane perparesi turizmin”.
6. Ligji nr. 7698, date 15.4.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”.
7. Ligji nr. 7980, date 27.7.1995 “Per shitblerjen e tokave”.
8. Ligji nr. 8053, date 21.12.1995 “Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore”.
9. Ligji nr. 8312, date 26.3.1998 “Per tokat bujqesore te pandara”.