Basha me të rinjtë në Elbasan: Do të ndërtojmë 4 qendra teknologjie

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinj në Elbasan, së bashku me kandidatët e koalicionit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në fjalën e tij, Basha theksoi rëndësinë e teknologjisë së informacionit në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.
Basha tha se Shqipëria po humbet një mundësi të madhe për shkak të mosinvestimit në teknologji.
Në këtë kuadër, ai prezantoi një nga angazhimet kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik, si ndërtimin e katër qendrave të mëdha të teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe robotikës në akset kryesore të vendit, me synimin në krye të katër viteve të jenë 25 mijë profesionistë të këtë fushë me paga që nisin nga 2 mijë euro.
Basha u shpreh se, “ky është një investim strategjik për të ardhmen e vendit, që jo vetëm do sjellë të ardhura të larta, por do forcojë shtresën e mesme dhe demokracinë në Shqipëri”.
“Sot që flasim, janë mbi 10 mijë të rinj që janë larguar 5-6 vitet e fundit dhe janë punësuar në Europën perëndimore nnë këtë sektor. Sot që flasim, kërkesa vetëm në Europën perëndimore për profesionistë në këtë sektor rritet me 90 mijë çdo 3 muaj”, tha Berisha.
“Roli kryesor i qeverisë është të parashikojë dhe të investojë për të ecur me parashikimet e të ardhmes. Vetëm qeveria e Tiranës nuk merret me këtë punë, flet por nuk bën asgjë”, vijoi Basha.
“Angazhimi ynë kryesor monetar në programin tonë për katër vitet e ardhshme është ngritja e katër qendrave të mëdha të Tekonologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe robotikës në akset Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Shkodër-Lezhë dhe Vlorë-Fier. Objektivi në krye të katër viteve ne të nxjerim 25 mijë profesionistë të trajnuar nga më të mirët që ka Europa, Amerika dhe Britania që një pjesë e tyre janë shqiptarë”, tha Basha. /j.p/