E Martë, 3 Nëntor 2026

Fino në forumin në Bullgari: Plotësisht të angazhuar në rrugëtimin drejt BE-së

TIRANE, 19 prill/ATSH/ Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino mori pjesë në forumin “EU Meets the Balkans”, organizuar në Sofje, Bullgari.

Në fokus të këtij aktiviteti ku morën pjesë zyrtarë të lartë nga rajoni, ishte diskutimi për të ardhmen e përbashkët evropiane.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të MEPJ, Fino nënvizoi në takim se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE, ndërsa hapja e grupkapitullit 2  këtë javë është një dëshmi e qartë e këtij angazhimi.

“Shqipëria do të vijojë me vendosmëri dhe përkushtim punën dhe reformat, për të avancuar me hapa të sigurt drejt së ardhmes evropiane”, shtoi ajo.

Shqipëria pret që të mbyllë negociatat për të gjithë grup-kapitujt në vitin 2027, një axhendë ambicioze e dakordësuar edhe me Komisionin Evropian.

1 nga 9

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›