Basha në Rrëshen: Mbështesim SPAK, e vetmja mënyrë për të ndalur pandëshkueshmërinë

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Rrëshenit. Në fjalën e tij, Basha e cilësoi qeverinë aktuale si më të korruptuarën që nga viti 1912.
Ai theksoi se mbështetja ndaj SPAK është e panegociueshme dhe e vetmja mënyrë për të ndalur pandëshkueshmërinë dhe për të rikthyer fondet publike në shërbim të qytetarëve.
“Ajo që ka nisur, falë punës së jashtëzakonshme të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, pra pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë, asgjë e mirë nuk do të ndodhë me vendin”, tha Basha.
Sipas tij, “fundi i pandëshkueshmërisë ka nisur, se fundi i korrupsionit është afër e ndaj mbështetja pa kushte e parezerva ndaj SPAK-ut është zotimi im i parë dhe kryesor para shqiptarëve, sepse përveç faktit se programi i shpallur më 1 qershor, u sulmua, u anatemua, u përqesh nga kundërshtarët tanë politikë dhe më pas u kopjua siç kopjojnë kopjacët me sy e me dorë, por jo me mendje. Më e rëndësishme është që edhe kopjet më të zbehta të programit tonë, mbeten paçavure dhe të parealizueshme”, tha Basha ndër të tjera.
/a.f//r.e/