Bashkia e Shkodrës vlerëson Garucin
Fituesja e çmimit të dytë të "Etheve", 17-vjeçarja Dorina Garuci është shpërblyer nga Bashkia e qytetit të Shkodrës me një shumë prej 100 mijë lekësh. Ky vlerësim erdhi për këngëtaren për suksesin e arritur në një nga evenimentet më të rëndësishme për promovimin e artistëve të rinj. Sipas drejtuesve të Bashkisë Shkodër, ky vlerësim erdhi pasi Dorina, me prezantimin e saj në "Ethe", ka nderuar qytetin e Shkodrës, një qytet i njohur për vlerat e tij kulturore. Pas marrjes së këtij çmimi, Garuci është pritur si fituese në qytetin e Shkodrës, për vetë faktin se interpretimi i saj në natën finale ishte mjaft mbresëlënës.