Berluskoni: Sheva zgjedhja ideale
Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka konfirmuar dëshirën për të risjellë Andrij Shevçenkon sërish në "San Siro" gjatë verës, duke e përshkruar si "zgjedhjen ideale" për të zëvendësuar Ronaldon e dëmtuar. Ai tha: "Mendoj gjithmonë për Shevçenkon dhe flas shpesh me të. Tifozët duhet të kuptojnë se rikthimi i tij është zgjedhja ideale për skuadrën. Ai është i gatshëm të na ndihmojë dhe nuk mendoj se pronari i Çelsit (Roman Abramoviç) do ta pengojë largimin e ukrainasit".