E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve konfirmon Ranierin: Qëndron edhe pa Champions

Juventusi dhe trajneri Ranieri do të vazhdojnë "bashkëjetesën", pavarësisht mënyrës se si do të përfundojë ky sezon. Bardhezinjtë po kalojnë momentin e parë të vështirë të këtij edicioni (vetëm 1 pikë në tri ndeshjet e fundit) dhe pas humbjes me Fiorentinën e ardhmja e drejtuesit të stolit ishte vënë në dyshim. Gjithsesi, klubi vendosi të merrte një pozicion të qartë, duke e mbrojtur dhe duke i konfirmuar besimin edhe për vitin e ardhshëm. Administratori i deleguar, Blank, ka thënë: "Me trajnerin dhe me stafin e ri kemi një projekt afatgjatë. Do të vazhdojmë përpara, edhe nëse nuk e mbyllim kampionatin në vendin e katërt. Lipi? Nuk po shqyrtojmë asgjë, kemi besim te Ranieri". Fjalët e tij janë mbështetur edhe nga presidenti Xhovani Koboli Xhilji: "Nëse Blank ka thënë kështu, nuk mund të bëj tjetër veç të konfirmoj se ky është edhe mendimi im. Nuk mund të bësh një projekt pa koherencë dhe vazhdimësi, megjithatë jam i bindur se do të jemi mes katër skuadrave të para në kampionat".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›