E Diel, 1 Nëntor 2026

Nada dhe Olsi vendosin të mbeten vetëm shokë

Najada dhe Olsi duket se kanë vendosur të heqin dorë nga ndjenjat që mund të kenë lindur për njëri-tjetrin dhe të mbeten vetëm miq. Nëse dashuria ikën, është miqësia ajo që mbetet. Dhe dy banorët më të përfolur të "Big Brother"-it kanë bërë një kompromis, që do të qëndrojnë shokë me njëri-tjetrin. Ndryshe nga dy net më parë, kur mëngjesi i gjeti në një shtrat, mbrëmja e djeshme i ka gjetur secilin në krevatin e vet. Olsi i ka thënë Najadës se ka hequr dorë prej saj. Najada e ka pyetur nëse e kishte lënë dhe ai ia kthen se të dy e kishin lënë njëri-tjetrin për të qenë thjesht miq. Por, edhe pse Olsi ka vendosur të mbajë fjalën dhe të qëndrojë larg vajzës që studion për pikturë, duket se sërish nuk mund t‘i rezistojë asaj. Ai e ka ngacmuar Nadën për aromën e mirë të trupit të saj dhe ajo ftohtë i ka thënë faleminderit.

Ndërsa ditët në vazhdim do të tregojnë se çfarë do të ndodhë mes Olsit dhe Nadës, në do të mund të mbeten shokë apo do të shkojnë edhe më tej, për banorët e tjerë duket se po njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ina, që gjithmonë përgatit ushqim për të gjithë banorët, i ka dhënë më tepër gjellë Polit. Ervisi është shprehur se ndihej i mërzitur me faktin se Poli është mbajtur me hatër. Ndërsa Ina thotë se i ka dhënë më tepër gjellë Polit, pasi ia kishte premtuar.

Ndërsa Ingridi, pas ditëve të tensionuara, duket se ka gjetur qetësinë. Ajo ka qeshur dhe është shprehur se ndihej shumë në qejf. Pas një komplimenti të Arbrit, Ingridi e puth atë dhe Besën në faqe.

Ndërsa Titi përqafon Junën pas një përplasjeje të zakonshme me njëri-tjetrin. Kjo është hera e parë që debati mes tyre përfundon me të qeshura e përqafim. Zakonisht Juna imiton Titin, ai i thotë e llastuar dhe më tej fillojnë një varg ofendimesh nga ana e Junës.

Ndërsa vajza nga Kosova, Besa, ka rrëfyer emocionet e saj për ditën e madhe të pavarësisë. Ajo i ka treguar Najadës se 17 shkurti ishte një ditë e ftohtë dhe se ka festuar gjithë natën në Prishtinë me shoqërinë e saj. Besa shprehet se ka qenë shumë mallëngjyese ajo ditë dhe, sipas saj, 1-vjetori i pavarësisë do të përcillet me një atmosferë akoma më të ndezur. Nada është kurioze të dijë nga Besa për luftën në Kosovë dhe ajo tregon si i ka përjetuar vitet e luftës.

Ndërsa Juna ka treguar për ëndrrën që ka parë gjatë natës. Ajo ka parë sikur natën e spektaklit të së shtunës ka lënë shtëpinë e "Big Brother"-it. Olsi i thotë se ëndrrat nuk dalin dhe për këtë arsye do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi. Ingridi dhe Juna fillojnë t‘i tregojnë ëndrra të tjera Olsit, pasi ky i fundit u lë të besojnë se di të shpjegojë ëndrrat.

Olsi dhe ajo që ka cilësuar si armike në provën e javës (Ingridi), kanë qenë së bashku në tualet. Ingridi po pastronte, ndërsa Olsi hapte tema bisede, që Ingridi të mos ndihej vetëm. Ndryshe nga mëngjeset e tjera, ndoshta ky afrimitet me Olsin, Ingridin e ka bërë të ndihet shumë mirë. Ata diskutuan më tej për besimin për të tjerët. Ndërkohë, në kopsht banorët e tjerë të shtëpisë këndonin këngët me të cilat regjia e "Big Brother"-it i kishte vënë në mëngjes. Ndërsa Romina dhe Nardi kanë shkuar të hanë mëngjesin, duke diskutuar për djathin dhe vezët, Nardi nxjerr një psherëtimë. "Ah mi none, ç‘pate që na bone", thotë ai. Pak më përpara ai ishte ndeshur në oborr me Çimin, por asnjëri nga të dy nuk i foli tjetrit. Romina i bën qejfin dhe gatuan për të. Nardi me çiltërsi nis e flet për Junën, që nuk pranonte të zgjohej nga gjumi. Olsi interesohet i pari për bisedën dhe më vonë thotë që u çudit nga pyetja e Junës mbrëmë. "Më tha se po ti si e ke hallin që njëherë flet e njëherë nuk flet?" - shprehet Olsi. Ndërkohë, Astriti mbledh pjatat e mbetura nga mëngjesi në tavolinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›