Mania e Eriksonit, bingo me lojtarët
Pasioni i ri i Sven Goran Eriksonit quhet bingo. Këtë e ka zbuluar tabloidi "The Sun", që ka publikuar edhe detajet. Tekniku ka përfshirë në "dashurinë" e tij edhe futbollistët e Mançester Sitit. Një burim pranë skuadrës tha: "Çdo të premte në mbrëmje Erikson i argëton lojtarët e tij me lojëra të pafundme bingoje. Nuk ka rëndësi nëse skuadra luan në shtëpi apo në transfertë, të gjithë janë të ftuar në hotelin ‘Radison‘. Një mënyrë për t‘i mbajtur nën vëzhgim dhe për t‘i qetësuar psikologjikisht".