E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Evropian i afrohet një qëndrimi të përbashkët

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk gjetën një qëndrim të përbashkët për të mbështetur pavarësinë, krahas planeve për dërgimin në Kosovë të një force policore civile. Qiproja, aleate tradicionale e serbëve, e bllokoi marrëveshjen, duke ngulur këmbë që bisedimet të vazhdojnë. Greqia, Spanja dhe Sllovakia janë po ashtu të lëkundura për ta mbështetur plotësisht pavarësinë. Po dje, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i tha televizionit shtetëror serb se do t‘i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vendosë nëse pavarësia e Kosovës do të jetë e ligjshme. Bashkimi Evropian thotë se është i vendosur për të parandaluar shpërthimet e dhunës, ndërkohë që në Ballkan janë shtuar tensionet lidhur me statusin e Kosovës.

Ministri i Jashtëm britanik, David Milliband, tha se është me rëndësi jetësore që BE-ja të udhëheqë përgjigjen ndërkombëtare për këtë çështje. "Kosova është në Evropë dhe për mendimin tim është me rëndësi esenciale angazhimi evropian për të udhëhequr përgjigjen ndërkombëtare tani që e kaluam afatin e 10 dhjetorit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›