E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj uron kryeministrin Kurti: Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për nisjen e mandatit të ri qeverisës.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit i uroi suksese në drejtimin e qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës.

Presidenti Begaj shprehu bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që e presin vendin.

Ai gjithashtu siguroi për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë e Kosovës dhe qytetarët e saj.

”Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”, thuhet në mesazhin e Presidentit.

Kuvendi i Kosovës miratoi dje me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim qeverinë Kurti III.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›