E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Deputetët e opozitës bllokuan foltoren ndërsa Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i mbylli mikrofonin kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për fjalor të papërshtatshëm, ndërsa ky i fundit mori fjalën në seancën e sotme plenare.

Debati nisi nga deputeti demokrat Luçiano Boçi i cili akuzoi mazhorancën se po mbron Belinda Ballukun. Ndërsa mori fjalën Berisha, e vijoi argumentin, por Peleshi i mbylli mikrofonin.

Deputetët e PD u mblodhën rreth foltores me kërkesën që Berisha të vijonte fjalën.

Peleshi bëri thirrje që deputetët të vijonin seancën normalisht, por bllokimi i foltores ka vijuar edhe ndërsa fliste kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Deputetët e PD bllkojnë foltoren e Kuvendit, foto: Florian Abazaj 1 nga 4

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›