E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndre Legisi: "Gërdeci krim shtëtëror me autor kryeministrin"

 

Ka nisur seanca parlamentare dhe menjëherë janë dëgjuar debate të ashpra në parlament mes kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist Ndre Legisit .

Fjala e Legisit:

Flasim me dhimbje për Gërdecin por kush është përgjegjësi? Asnjëhërë përgjegjësia e qeverisë nuk ka qënë kaq e qartë dhe e dukshme. Lidhen vetëm me kryeministrin. Fakte të reja po dalin në dritë. Ai me paturpësi do t'ia faturojë me paturpësi përgjegjësitë institucioneve. Berisha duhet të japë dorëheqjen se ka shkelur ligjet dhe kushtetutën. Ai ka shkelur ligjin dhe mban përgjegjësi për këtë .Berisha për shqiptarët është anti shteti,se përfqëson shkatërrimin. Vodhi në 96 votën e lirë duke goditur themelet e shtetit të së drejtës, është dhunuesi më i madh i fjalës së lirë, i gjakut të shqipatërëve. Ishte personi që organizoi furnizimin e karburanteve të Millosheviçit. Veshi me tëzeza nëna e motra . Është arkiteti i instalimit të korrupsionit në vend. Akoma nuk dihen numri i saktë i viktimave. Gërdeci është krim shtëtëror.

Reagon Berisha, për fjalën e Legisit duke theksuar se po përfitoni nga fatkeqësitë për të ardhur në pushtet. Që këtu duket se jeni të veshur vetëm me ndjenja pusheti dhe synoni vetëm karrigen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›