"Hiq një debil sylesh / Vër' një harbut faqezi?!"
Vetëm burra shteti s'janëGjith' këta udhëheqësit tanëDuhet t'u plasë bomba sheshitQë t'i zbulosh ç'çorbë hanë.
"Nuk duhet shfrytëzuarPolitikisht tragjedia"Këto janë "fjalët e mëdha"Që dalin nga goj'e Tija.
Por si duhet shfrytëzuar?Këtë gjë trimi s'e thotëAs mendja nuk ia merr As goja nuk ia nxë dot.
Të rrime urtë mos të ndihemi?"Ta zgjidhim ekonomikisht!"T'u japim njerëzve ca lekë!E t'u vëmë pas nga një bisht?
Ta zgjidhim me Drejtësi?!Ku ta gjejmë atë të shkretëTi i ke në dorë të gjithaVetë i lidh, i zgjidh po vetë.
Ta zgjidhim me Qetësi!!Ti ke vite që e ke vrarëNe edhe fuqi nuk kemiNga ato që na kanë ngjarë.
Ta zgjidhim me Hile!Ja e shtyve dhe një vitÇ'e do atë m… pushtetiPrapë ti do gënjesh përditë.
Ta zgjidhim me NdershmëriKëtë nuk mund ta bësh tiTi nuk je i papërlyerTi udhëheq një lukuni.
Këtë punë nuk e zgjidhimAs t'ulemi si QytetarëShqipja jote s'merret veshFlet më keq se një druvar.
Me Forcë? Zgjidhje kjo nuk ështëTi s'ha pykë në asnjë anëSe dhe vendit i vë zjarrinE pa lagur del matanë.
Ta zgjidhim Privatisht?!Dil në shesh o burr' i dheutKapu me ndonjë hundëleshE të të përpjekë pas dheut!
Do bëshreformën e thellëQë del ashtu si do tiHiq një debil syleshVër' një harbut faqezi?!