E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kërkon ndihmë për investime nga arabët

Kryeministri Sali Berisha është takuar dje me ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, Abdullah S. Alhamadan, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri. Berisha dhe Alhamadan kanë shprehur gatishmërinë e tyre për intensifikimin e kontakteve politike të të gjitha niveleve. Kryesisht, kërkesa e Berishës ndaj ish-ambasadorit të Arabisë Saudite është intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik, në veçanti në fushën energjetike.

Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Abdullah S. Alhamadan edhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre viteve. Ideja për të thithur sa më shumë investime në Shqipëri, tashmë që vendi ynë është në prag të hyrjes në NATO, ka detyruar qeverinë shqiptare të bëjë rolin kryesor të intelokulatorit për thithjen e investimeve. Hyrja e Shqipërisë në NATO do të ndihmojë pikërisht vendin tonë për të qenë më i sigurt, çka presupozohet se do të rrisë ndjeshëm investimet e huaja në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›