E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalon drafti mbi projektligjin për pronësinë e tokës bujqësore

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka kaluar për në Kuvend projektligjin për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore. Ky projektligj është debatuar mjaft në komisionet parlamentare, ku ka hasur në kundërshtinë e deputetëve të opozitës dhe të atyre të PR-së. Në projektligj thuhet se përdoruesit e tokave bujqësore brenda vijave kufizuese të qyteteve, fshatrave ose qendrave urbane, që disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim, të lëshuara deri në fund të muajit shkurt të vitit 1996, kompensohen me truall në zonat urbane në çastin që toka e tyre do të kalojë për kompensim fizik të subjekteve të shpronësuara ose për ndërtime publike. Për familjet me 6 pjesëtarë, sipërfaqja e truallit do të jetë deri në 500 m2. Për familjet me më pak pjesëtarë do të zbriten 100 metra katrorë për çdo pjesëtar më pak. Tokë në përdorim në bazë të statistikave kanë rreth 8 mijë familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›