E Diel, 1 Nëntor 2026

Beselidhja kalon Shkumbinin dhe shpreson

Beselidhja – Shkumbini 2-1
Shenues: Petrevski 8’, Micic 68’/ Stojku 36’
Lezhjanet vazhdojne te mbajne vendin e parafundit ne superlige. Ne takimin e djeshem ndaj skuadres se Shkumbinit, nuk kane mundur te reagojne, duke u ndeshkuar perseri me nje humbje 2-1. Nje humbje qe e mban akoma ne vend kete skuader ne vendin e 8-te dhe qe e ben te perseritet historia dhe ne fund mbetet ne lufte per mbijetese. Pjesa e pare e takimit mes saj dhe Shkumbinit ka perfunduar ne barazim 1-1. Beselidhja ka mundur te shenoje e para, bile qe ne minuten e tete te takimit, duke e ruajtur ne nje menyre mjaft te mire rezultatin deri ne minuten e 36-te, kur Gentian Stojku arrin te shenoje golin e barazimit, qe i ka dhene force Shkumbinit, per te luajtur me shume ne sulm. Pas pesimit te golit, te zotet e shtepise u munduan te reagonin, por nuk munden te kalonin repartin e mbrojtjes se peqinasve, duke bere qe ato 45 minuta te perfundonin ne shifrat 1-1.
Pjesa e dyte ka qene me e mire per vendasit. Nje loje mjaft e mire qe i ka bere te ishin me superiore se miqte. Goli i dyte per ta ka ardhur ne minuten e 68-te nga kembet e Micic. Nje gol qe i ka tronditur peqinasit, te cilet filluan te rrisnin ritmin e lojes. Stojku, ka qene perseri prane golit, por pa rezultat. Kjo fitore e ka kaluar Beselidhjen ne kuoten e 12 pikeve, nje pike larg vendit te 11-te. Golat e malazezeve kane bere te mundur gjithashtu daljen e saj nga zona e ftohte, por rreziku eshte akoma i pranishem. Takimin e radhes lezhjanet do ta kene perseri ne fushen e tyre perballe Tiranes. Takimi i pare me te ne “Qemal Stafa” perfundoi me fitoren e skuadres debutuese, e cila arriti te shenonte nje here dhe te mos pesonte gol. Nga ana tjeter, Shkumbini do te kete nje perballje po aq te veshtire sa Beselidhja, ata do te presin Vllaznine, e cila kerkon te mos lere asnje pike dhe t’i afrohet sa me shpejt kreut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›