Mjeket, zhurmat akustike po “shurdhojne” femijet
Ndotja akustike po kthehet ne nje problem shqetesues dhe rrezikon degjimin te femijet e vegjel. Ky ka qene perfundimi qe kane nxjerre mjeket otorino-laringologe ne konferencen e tyre vjetore. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik, rezulton se niveli i zhurmave ne vendin tone eshte dy here me i larte se normat e lejuara nga Organizata Boterore e Shendetesise. “Ndotja akustike arrin deri ne 75 decibel, ndersa norma e lejuar eshte 35 decibel”, pohohet ne studimin me te fundit te ISHP-se per sa i perket nivelit te zhurmave. Nderkohe, kryeqyteti eshte renditur ne vend te pare per sa i perket zhurmave sa dhe rrezikon te ktheje ne invalide nga degjimi disa kategori punonjesish me te ekspozuar si policet e qarkullimit rrugor dhe shitesit ambulante. Por edhe femijet, te cilet kane te pazhvilluar mire aparatin e degjimit rrezikohen te pesojne demtime dhe ulje te degjimit. Mjeket otorino-laringologe kane kerkuar masa konkrete per reduktimin e ndotjes akustike. “Mund te shtohet se eshte pare se, nese keto zhurma jane ne nivele mbi 80 DB, mund te shkaktojne trauma akute”, jane shprehur gjate konferences mjeket otorino-laringologe. Sipas tyre, nese zhurmat jane me intensitet te larte dhe qe zgjasin per disa kohe, veprojne mbi organin ndjesor te degjimit dhe sjellin crregullime degjenarative. Keto trauma japin demtime te menjehershme (akute) dhe graduale te degjimit.
Por nje tjeter problem shqetesues gjate ketyre viteve te fundit, sipas mjekeve, jane bere edhe gjeneratoret, te cilet prodhojne zhurme te vazhdueshme. Sipas mjekeve specialiste, ndotja me e madhe akustike eshte gjate orareve kur mungon energjia elektrike. Ndonese ne ligjin e miratuar ne korrik te ketij viti u parashikua qe te ndalohej perdorimi i gjeneratoreve, ky u fundit mbetet e vetmja zgjidhje per bizneset.
Problemet qe mund te shfaqen nga zhurmat
Demtime me degjimin
Interferenca ne transmetimin e fjaleve
Probleme me gjumin
Shfaqje te ankthit
Probleme me rrahjet e zemres
Probleme me presionin e gjakut