E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionet marrin hak ndaj Skenderbeut

Arber Hoxha
Tirana-Skenderbeu 3-2
Shenues: Arapi 7’, Fortuzi 10’, Xhafaj 60 / Cajku 42’, Ngjela 81’, 11-m
Tirana: Nallbani, Sina, Dede (Hajdari 65’), E.Xhafa, Vrapi, Hyka, Arapi, Capja, Duro (Fagu 81’), Fortuzi (Deliallisi 74’), D. Xhafaj.
Trajner: A. Hafizi.
Skenderbeu: Llapanji, Pashaj, Cipi, Drabaj (Thano 74’), Mertiri, Demiraj, Larti, Imeraj, Cajku, Xaka (Hyso 44’), Ngjela.
Trajner: R. Rapo
Gjyqtare: Lulaj, Zhuli, Shima
Tirana ka pritur dje ne fushen e saj skuadren e Skenderbeut. Kujtojme ketu takimin e pare mes tyre, ku korcaret mposhten 4-2 kampionet ne fuqi dhe ne kampi bardheblu filloi te merrte tatepjeten. Por gjerat jane ndryshe ne kete perballje. Tirana nuk eshte me ajo e para dhe duket se ka dale nga gjendja, ne te cilen kishte rene. Pjesa e pare ne kete takim ka perfunduar me fitoren e tyre ne shifrat 2-1. I pari qe ka mundur te shenoje ka qene Florenc Arapi, i cili ne minuten e 7-te arriti te kalonte ekipin e tij ne barazim. Vetem pas tre minutash ka qene Indrit Fortuzi, i cili ka dyfishuar. Pas ketij goli, Skenderbeu eshte mberthyer ne mbrojtje, duke u munduar te arrinte ndonje gje me anen e kundersulmit, gje qe ndodhi vetem ne minuten e 43-te, kur Endri Cajku shkurtoi diferencat, duke bere qe pjesa e pare te mbyllej me fitoren 2-1 te vendasve. Ne 45 minutat e dyta, per Tiranen gjerat kane shkuar mire. Te dyja ekipet ne kete pjese kane mundur te shenojne nga nje gol. Pjesa e dyte e ketij takimi ka pasur nje gol me pak se 45 minutat e para. Goli i trete per Tiranen ka ardhur vetem ne minuten e 60-te, pas nje aksioni te Arapit, i cili ka nxjerre nje kros per Xhafaj, ku ky i fundit, pasi ka kaluar nje mbrojtes, ka gjuajtur duke tundur per here te trete porten e korcareve. Megjithese ne disavantazh te dy golave, ekipi korcar nuk eshte dorezuar, por ka luftuar deri ne fund. Ne minuten e 81-te, ata kane marre te drejten e nje penalltie, e cila eshte ekzekutuar nga Ngjela, qe e ka kthyer ne gol. Pas ketij goli, takimi u be mjaft interesant, pasi Skenderbeu kerkonte me cdo kusht te shenonte golin e trete, per te mos dale pa pike nga ky takim, por gjithcka ka perfunduar qe ne minuten e 81-te. Me kete fitore, skuadra 23 here kampione, ka mundur te dale ne kuoten e 22 pikeve, duke e bere akoma me te forte luften per titull, megjithese ajo eshte 6 pike larg vendit te pare, qe e mori Dinamo, pas fitores me Kastriotin. Per kete faze, kjo ka qene fitorja e trete ne tre ndeshje. Pas ketij takimi, Tirana do te kete nje takim mjaft interesant ne Lezhe, perballe Beselidhjes. Ne ate ndeshje bardheblute do te kerkojne te marrin hak, pasi ne Tirane, lezhjanet kane mundur t’i nxjerrin pa pike. Hafizi ndoshta dhe ne ate perballje do te luaje me te njejten skeme qe ka paraqitur dhe sot kunder skuadres juglindore. Nga ana tjeter, Skenderbeu do te kete nje transferte ne Kavaje. Nje ndeshje, e cila ne leter Besa shihet me favorite, por problemet e fundit te saj, me ikjen e trajnerit kane bere punen e tyre. Ambientimi i lojtareve me trajnerin e ri, ndoshta do dhe pak kohe, por per nje trajner si Starova gjerat mund te jene me te lehta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›