Blic i policisë franceze në periferinë e Parisit
Periferia e Parisit bën lajm sërish. Një operacion i gjerë i policisë ka çuar në arrestimin e rreth 30 personave, të konsideruar përgjegjës për dhunën që përfshiu vendin nëntorin e kaluar. Blici i policisë ka filluar herët në mëngjes dhe në të janë angazhuar rreth 1 mijë policë. Skenë e aksionit ishte Villiers Le Bel, një periferi në veri të Parisit, që në fund të nëntorit 2007 u shndërrua në teatër trazirash dhe përleshjesh mes policisë dhe forcave të rendit. Në ato trazira mbetën të plagosur qindra policë, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Dhuna shpërtheu pas vdekjes së dy adoleshentëve, si pasojë e përplasjes së motorit të tyre me një makinë policie. Operacioni u ndoq nga mediat ndërkohë që ka ngjallur kritika të opozitës. Socialistët akuzojnë Sarkozinë se po aktualizon një politikë sigurie sensacionale për të fshehur sukseset e munguara, në një kohë kur afrohen zgjedhjet bashkiake të 9 marsit.