E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretet e "Çerdhes së zogut"

Kur Sebastian Coe, presidenti i komitetit organizues, tregoi projektin e stadiumit olimpik për Olimpiadën e 2012-ës në Londër, të gjithë ngelën pa frymë. Arkitekti dukej më i kënaquri nga të gjithë, ndërsa te qëndrimi i fotografëve, kameramanëve dhe gazetarëve fliste vetë. Ai ndoshta mund ta kishte bërë më së miri punën e tij, por projekti ngjalli pak interes. Në një kontrast dramatik me të, stadiumi kryesor për Lojërat Olimpike të Pekinit që do të nisin më 8 gusht, është thjesht i mrekullueshëm. Një aventurë e prekshme, e gjitha prej çeliku, pavarësisht propozimit të tij të vjetër, si askush tjetër. Struktura e tij është shumë afër përfundimit, ndërsa forma e tij e plotë, me një mori dyqanesh, restorantesh, kafenesh, baresh dhe vende takimi, po vazhdon pa pushim. Edhe pse për ndërtimin e tij janë aktivizuar më shumë se 7000 punëtorë, punimet nuk kanë përfunduar ende, pasi është një punë me një cilësi të jashtëzakonshme. Kina ka vendosur të impresionojë botën për Lojërat Olimpike të këtij viti edhe me ndërtesa të tilla si "Aquatics Centre" dhe "Digital Beijing". Lojërat Olimpike tinëzare të Londrës, me ndërtesat e saj të zymta, të fshehura pas asaj që mund të quhet si "Muri i madh i Stratfordit", me betejën për t‘u matur me standardet e projekteve të vendosura nga kinezët, nuk i japin një rreze shprese për ngjarjen e madhe të vitit 2012 në Londër. Për momentin, edhe pse stadiumi i Pekinit mund të shihet përgjatë bulevardit nga anët e Parkut Olimpik, nuk lejohet hyrja, por pjesa më e madhe e tij është e zbuluar. Rojet me kapota ushtarake jeshile dhe kapele në kokë patrullojnë përpara portës, ndërsa punëtorët, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga provincat më të largëta të Kinës, që fitojnë rreth 3 paund për një ditë pune, në grumbuj lëvizin sa brenda jashtë. Brenda zonës ku gjendet stadiumi, struktura e të cilit tashmë është kompletuar, punëtorët, në lartësi të madhe nga toka, nxitojnë të bëjnë saldimet e fundit. Një punë vërtet e rrezikshme, ku të paktën dhjetë punëtorë kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies nga lartësitë e mëdha.

Kinezët e quajtën atë "Çerdhja e zogjve", sapo krijuesit e tij, arkitektët zviceranë me famë ndërkombëtare "Herzog & De Meuron", zbuluan projektin e tyre pesë vjet më parë. "Çerdhja e zogjve" mendohet se do të jetë 320 metra e gjatë, 297 e gjerë dhe do të ketë një lartësi prej 69 metrash. Struktura e tij prej çeliku, për të cilën është dashur 41875 tonelatë, do të mirëpresë brenda rreth 91000 spektatorë. Jacques Herzog e ka përshkruar atë si një "pyll arkitekturor", ku gjithçka është e organizuar në mënyrë perfekte, që nga ndriçimi, shkallët dhe elementet e tjera prej çeliku, të cilat ngjajnë me pemët dhe degët. Kjo është pikërisht ajo që e bën të veçantë atë nga stadiume të tjera të mrekullueshme si "Wembli" i Londrës. Sipër radhëve të karrigeve plastike, çatia është si një "membranë" e thjeshtë e tejdukshme, e dizajnuar për të mos pluhurin apo stuhitë. Kur gjithçka të përfundojë dhe Lojërat Olimpike të kenë mbaruar, stadiumi do të mirëpresë sporte dhe evenimente të ndryshme kulturore, si për shembull koncertet e mëdha. Përveç kësaj, stadiumi mund të shndërrohet në park me një panoramë të mrekullueshme, ndërsa Parku Olimpik në një qytet të mrekullueshëm të veshur me të gjelbër. Jo të gjithë e pëlqejnë

"Bird‘s Nest", mes të cilëve edhe artisti Ai Weiwei, të cilit Herzog & De Meuron i kërkuan të punonte për projektin fillestar. Ai Weiwei, babai i të cilit, një nga poetët më të njohur modern kinez u dënua si "armik i shtetit për prirje të djathta", nuk ngurron të flasë hapur, edhe pse në vendin e tij liria e shprehjes thuajse nuk ekziston. Ai i krahason Lojërat Olimpike të 2008-ës me një "buzëqeshje të shtirur", ndërsa stadiumin e quan një "marrëdhënie publike të rreme", që fsheh natyrën e vërtetë politike të Kinës. Megjithatë, ai kujton se ky eveniment sportiv global jo gjithmonë ka ecur përkrah politikës korrekte, por nuk harron të përmendë arkitekturën e tij të mrekullueshme. "Bird‘s Nest" është e vendosur fare pranë një tjetër mrekullie të ndërtuar për Lojërat Olimpike: "Water Cube", ose ndryshe Qendra Kombëtare e Notit. Struktura e tij magjike, e dizajnuar nga arkitektët australianë, i ka hapur dyert tashmë, madje në të po zhvillohet aktualisht kampionati kombëtar i notit. "Water Cube", në formën e një kutie të madhe prej çeliku, mban brenda saj një pishinë gjigante dhe 17000 vende për spektatorin. E ndërtuar me një material të tillë që lejon depërtimin e diellit për të ngrohur ujin e pishinës, mbrëmjeve, si një bonus shtesë, "Water Cube" shpërndan një ndjenjë kënaqësie, kur bluja e pishinës që duket pastër edhe nga rruga, ju detyron të shkoni ta vizitoni. Veçantia qëndron te mbulimi i kësaj vepre arti me jastëkë të fryrë, të bërë me material plastik në formën e pikave të ujit. E fundit nga tre ndërtesat kryesore olimpike është projektuar nga një arkitekt kinez me famë ndërkombëtare. Kjo është

"Digital Beijing", Qendra e Kontrollit dhe të Dhënave për Lojërat Olimpike, e skeduar për t‘u bërë një muze për shkak të teknologjisë së përdorur. Ajo çka e bën atë të magjishme është përdorimi i materialeve të jashtëzakonshme. Një fibër speciale e prodhuar nga ndërmarrjet industriale kineze do të përdoret për dyshemenë e ndërtesës dhe njëkohësisht ideale për projektimin e çdo ndryshimi të imazhit dixhital. Edhe materiali i përdorur për ngritjen mureve, me një fortësi të gurtë, është i jashtëzakonshëm. Rezultati? Një vepër gjeniale e jashtëzakonshme. Zhu, është një nga arkitektët më të aftë për të shpikur dhe zhvilluar arkitekturën modernë kineze, duke ruajtur traditën dhe duke u bazuar njëkohësisht në praktikën perëndimore. Për të tria këto mrekulli kineze puna ka filluar qysh në vitin 2003, pra rreth 5 vjet më parë. Duhet vetëm pak për të qenë gati për sfidën e 08.08.2008. Secila prej tyre mund të ofrojë një risi, kundër problemeve politike dhe ekonomike të vendit, në vitet e ardhshme. Për këtë, secila meriton një medalje të artë, edhe pse "Bird‘s Nest" meriton një çmim special. E gjithë merita është padyshim e Herzog & de Meuron, që së bashku me ushtritë e punëtorëve kinezë ndërtuan një projekt të denjë për një eveniment të tillë, shumë ndryshe nga ai i Londrës.

Pekin 2008

Lojërat Olimpike Pekin 2008 janë ndoshta shansi më i mirë për Kinën për t‘i treguar botës fuqinë e saj ekonomike, energjinë për zhvillim, traditën e lashtë kulturore dhe Kinën moderne, protagoniste e padiskutuar në ekonominë botërore globale

"Çerdhja e zogut"

Stadiumi kombëtar i Pekinit i quajtur ndryshe "Bird‘s nest" është projektuar nga zviceranët Herzog & de Meuron. Ai ka kapacitet prej 90000 vendesh dhe për ndërtimin e tij janë përdorur 36 km rripa prej çeliku. Ai pritet të jetë gati në mars 2008, ndërsa kostoja shkon në 325 milionë euro

"Water Cube"

Në formën e një kutie të madhe prej çeliku, mban brenda saj një pishinë gjigante dhe 17000 vende për spektatorin. E ndërtuar me një material të tillë që lejon depërtimin e diellit për të ngrohur ujin e pishinës, mbrëmjeve, si një bonus shtesë, "Water Cube" shpërndan një ndjenjë kënaqësie, kur bluja e pishinës që duket pastër edhe nga rruga, ju detyron të shkoni ta vizitoni

"Digital Beijing"

E fundit nga tre ndërtesat kryesore olimpike është projektuar nga një arkitekt kinez me famë ndërkombëtare. Kjo është

"Digital Beijing", Qendra e Kontrollit dhe të Dhënave për Lojërat Olimpike, e skeduar për t‘u bërë një muze për shkak të teknologjisë së përdorur. Ajo çka e bën atë të magjishme është përdorimi i materialeve të jashtëzakonshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›