E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bllokohet" Manike, shtyhet prezantimi

Interi dhe Manike duket se kanë gjetur marrëveshjen mes tyre, por ajo nuk do të realizohet shumë shpejt. Ndonëse një ditë më parë, kalimi i mesfushorit te zikaltërit dukej i sigurt, Morati ka kërkuar më shumë kohë për t‘u menduar, ndërsa ka kërkuar teste klinike më të hollësishme për futbollistin. Shkak për këtë bllokim të Manike bëhet përmirësimi i situatës së futbollistëve aktualë të Interit. Stankoviç po përmirësohet, ndërsa Viera dhe Figo duhet të jenë të gatshëm në fundin e muajit. Për më tepër, trajneri Mançini nuk dëshiron afrimin e portugezit Manike në gjysmën e dytë të sezonit, por blerjen e mesfushorit Diarra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›