Pato, titullar që në ndeshjen e parë
Sulmuesi i talentuar brazilian, Aleksander Pato, do të ketë mundësinë të provojë që këtë fundjavë forcën e kampionatit italian. Ançeloti duket se do t‘i besojë menjëherë futbollistit një vend në formacionin titullar, përkrah Xhilardinos, duke i hapur rrugë edhe rinovimit të sulmit. Vendimi është marrë pasi u shqyrtua dëmtimi i radhës për Inzagin, i cili tashmë shihet si një rezervë luksi për shkak të moshës dhe problemeve të vazhdueshme, një situatë që sulmuesi e ka pranuar. Ndërsa Ronaldo do të jetë vetëm në pankinë ndaj Napolit, duke shpresuar që të luajë disa minuta për të filluar mbarë vitin 2008.