E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani, titullar kundër Milanit

Erjon Bogdani do të jetë titullar në takimin e sotëm që Livorno do të luajë në "San Siro" kundër Milanit. Sulmuesi shqiptar ka fituar balotazhin e spanjollit Diego Tristan dhe do të pozicionohet përkrah Tavanos. Sfida është e vlefshme për javën e 16-të në Serinë A, e shtyrë që në vitin 2007 për shkak të impenjimeve të skuadrës së Ançelotit në Kupën e Botës për klube. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të luajë kundër dyshes së qendrës Kaladze-Bonera, edhe sepse në mbrojtjen kuqezi do të mungojë Nesta, i cili ka pasur probleme me mesin dhe kapitenin legjendar Paolo Maldini. Pas golit të shënuar në portën e Juventusit (i pari dhe i vetmi në këtë sezon), Bogdani do të kërkojë rrugën e rrjetës edhe kundër një tjetër skuadre të madhe në futbollin italian. Megjithatë, asgjë nuk pritet të jetë e thjeshtë, edhe sepse ky 3-pikësh është shumë i rëndësishëm për Milanin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›