E Diel, 1 Nëntor 2026

Brezi i rinisë së "sëmurë"

Në dhjetëvjeçarin e fundit
të rinjve u pëlqejnë që
zgjidhjet e problemeve
të shumta që u ofron jeta t‘i shohin
tek ilaçet antidepresive që
shoqëritë e ndryshme farmaceutike
ofrojnë. Janë të paktë ata që
mendojnë për rezultatet e studimeve
të ndryshme të bëra nga
mjekët sipas të cilave antidepresivët
e dhënë pa asnjë përshkrim
nga mjeku kanë efekte anësore
jashtëzakonisht të rënda dhe
ndonjëherë me pasoja të pariparueshme.
Por pavarësisht
kësaj, sipas statistikave dhe të
dhënave të dala nga OMGJ është
vërejtur një dyfishim i të rinjve që
mendojnë ta gjejnë zgjidhjen në
mënyra të tilla. Të rinj që kanë
probleme me punën, që duan të
realizojnë projekte të rëndësishme
për jetën, të martohen
apo të bëjnë fëmijë, por edhe adoleshentë
problematikë ose fëmijë
që nuk ecin mirë në shkollë,
janë këto identikitet e atyre që
gjithmonë e më shumë po krijojnë
varësi ndaj këtyre barërave.
Në fakt, shifrat janë alarmante.
Psikiatrit dhe psikologët shpjegojnë
se kjo dukuri është e lidhur
me shumë faktorë kompleksë.
"Dikur antidepresivët jepeshin
vetëm atëherë kur flitej për një
rast të rëndë, ndërsa në kohët e
sotme ata këshillohen për gjithçka,
që nga ankthi, te problemet
me ushqimin, sjelljen, te
strategjitë për të lënë duhanin
pavarësisht se studimet e këtij
shekulli arrijnë të gjithë në të njëjtin
përfundim, ku përveçse në
rastet e rënda ku është i domosdoshëm
përdorimi i tyre, për të
tjerët është më shumë efikase
sesa trajtimi me antidepresiv i një
terapie psikologjike ose sjelljeje".
Melankolikë, depresivë apo viktima
të një sjelljeje çfarëdo shumë
shpesh të rinjtë drejtohen drejt
mjekut të familjes, i cili duke mos
qenë ekspert në këtë fushë u
këshillon ilaçe të kësaj kategorie
pa marrë parasysh rrezikun që
mund të shfaqin. Është e
vërtetë, shpjegojnë psikiatrit që
për të kuruar një njeri që vuan
nga shqetësime mendore duhen
ndërhyrje komplekse, por më
parë veprohet me rrugë të tjera,
shqyrtohet situata në tërësi dhe
pastaj hartohet një strategji veprimi.
Për shembull, në Britaninë
e madhe ku situata është
vërtet shqetësuese, mjekët po
mendojnë të veprojnë kështu:
janë parashikuar financime për
të vlerësuar programe për konsultim
elektronik, meqenëse një
njeri në katër të tillë që vuan nga
depresioni i drejtohet një specialisti.
Por jo vetëm kaq, në korrikun
e vitit të kaluar, Parlamenti
aprovoi një numër masash për të
përmirësuar asistencën dhe
mbrojtur minorenët nga çdo
formë e kërcënimit farmakologjik.
Rasti i Anglisë tregon se
të vazhdosh me një metodë shkencore
që mund të jetë një metodë
më efikase duke i mbrojtur
pacientët edhe nga rreziqet.
Sepse në të vërtetë rreziqet ekzistojnë.
Vetëm disa javë më parë
në "New england journal of medicine"
u publikua një raport ku
thuhej se sipas një raporti të
OBSH se është rritur numri i
vetëvrasjeve mes të rinjve nën
moshën 24-vjeçare. Po ashtu, aty
thuhej se rreziku i deformimeve
të fetusit është shumë i madh te
gratë shtatzëna që përdorin antidepresivë
në tremujorin e parë
të shtatzënisë. Ajo që e rëndon
më shumë situatën është edhe
koha dhe doza që të rinjtë përdorin.
Zakonisht, një kurë me antidepresivë
kërkon të paktën 20
ditë dhe ka efekte të kënaqshme
nëse zgjat për disa muaj. Por sipas
të dhënave, rreth 50 për qind
e të sëmurëve e ndërpresin
mjekimin brenda 90 ditëve dhe
më shumë se 70 për qind e tyre
në muajt e parë.
Vrasësi i panjohur
Askush deri më tani nuk ka
mundur t‘i japë përgjigje pyetjes
se përse vërehet një rritje shumë
e madhe mes të rinjve antidepresivë
që janë në mjekim të vazhdueshëm
në vend që të ndodhë e
kundërta? Në shumë vende të
botës është bërë e detyrueshme
që kompanitë që prodhojnë këto
lloj ilaçesh të vendosin fletushka
të cilat lajmërojnë se rreziku më i
madh për vetëvrasje mes atyre që
përdorin SSRI është nga mosha 18
deri në 24 vjeç. Kjo masë u mor pas
studimit të kryer në 100 mijë
njerëz që vuanin nga depresioni
në të gjithë botën, sipas të cilëve,
numri më i madh i vetëvrasjeve
ishte mes atyre që përdornin
mjekim. Lajmërimi bëri që të kishte
një ndryshim për sa i përket
konsumit të paktën në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Kështu,
në fillim të vitit 2005 SSRI-të përfaqësonin
75 për qind të ilaçeve
që përdornin të rinjtë nën
moshën 18 vjeç, ndërsa një vit më
vonë kjo shifër shkoi në 57.9 për
qind. Në fakt, edhe pse nuk është
ende e qartë mbi mekanizmat
që i shtynin të rinjtë drejt
vetëvrasjes - sipas disave bëhet
fjalë për një zhbllokim që manifestohej
me acarim dhe hiperaktivitet
në javët e para të përdorimit
- mjekët kanë menduar që të
jenë të kujdesshëm duke dhënë
menjëherë alarmin. Atëherë
kush është vrasësi i vërtetë? - pyet
me të drejtë një psikiatër kanadez
në revistën "British Medical Journal",
ilaçi apo depresioni i patrajtuar
për shkak të frikërave që sa
vijnë e thellohen? Një pyetje të
cilës nuk është e lehtë t‘i
përgjigjesh. Kjo për faktin se një
tjetër studim i publikuar mbi veteranët
amerikanë, në 225 mijë
pacientë të kuruar për depresion
mes 2003 e 2005 me SSRI, rreziku
i vetëvrasjes është zvogëluar në të
gjitha moshat me rreth 2 të tretat
në krahasim me pacientët që nuk
ishin kuruar.
Në depresion dhe të
braktisur
Rreth 70 për qind e njerëzve që
vuajnë nga shqetësimet mendore
nuk marrin kurat e
nevojshme. 5-9 për qind e popullsisë
amerikane vuan nga depresioni
i formës së rëndë, 3 për qind
nga depresioni i shkallës së fundit
dhe rreth 13 për qind nga
shqetësime të vogla mendore.
Fenomeni është kudo njëlloj. Pasojat
janë të rënda, edhe pse
depresioni rrit rrezikun e
vetëvrasjeve, aksidenteve,
sëmundjeve kardiovaskulare dhe
iktusit. Por ajo që është më
shqetësuesja është se pjesa më e
madhe e pacientëve kërkojnë
ndihmë nga mjekët e familjes, të
cilët duke mos e ditur diagnozën
e qartë i japin antidepresivë. Por
përmirësimi i shëndetit mendor
mund të arrihet vetëm nëse shikohet
me kujdes nëse terapia çon në
përmirësimin e gjendjes apo që
pacienti duhet të trajtohet në
klinika të specializuara psikiatrike.
Studimet e OBSH-së, në 37
raporte ndërkombëtare tregojnë
se 56 për qind e personave që
vuajnë nga depresioni nuk janë
diagnostikuar dhe nuk marrin
asnjë mjekim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›