E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Presidenca sllovene e BE-së, mbështetje për Shqipërinë

Ministria e Punёve tё Jashtme ka pёrshёndetur dje Presidencёn sllovene tё Kёshillit tё Bashkimit Evropian, e para nga njё vend i rajonit dhe e para nga njё prej dhjetё vendeve qё u anёtarёsuan nё BE nё vitin 2004. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Punёve tё Jashtme i uron asaj sukses nё pёrmbushjen e kёtij mandati tё rёndёsishёm, pasi "gjatё kёtyre gjashtё muajve, Sllovenia do tё udhёheqё politikёn dhe vendimmarrjen e BE-sё nё fusha tё ndryshme tё politikёs sё brendshme tё BE-sё, por edhe nё politikёn e jashtme". Në këtë kuadër, Ministria e Punёve tё Jashtme shpreh bindjen se "zgjidhja e statusit tё Kosovёs, si dhe avancimi i mёtejshёm i marrёdhёnieve tё rajonit tё Evropёs Juglindore me Bashkimin Evropian, do tё jetё nё qendёr tё politikёs sё jashtme tё BE-sё gjatё Presidencёs sllovene". Duke falënderuar njёkohёsisht Presidencёn portugeze tё BE-sё, MPJ vlerëson se "gjatё 6-mujorit tё dytё tё vitit 2007, Portugalia udhёhoqi me sukses bisedimet pёr traktatin e thjeshtuar tё BE-sё, i cili u nёnshkrua mё 13 dhjetor nё Lisbonё". Në njoftim thuhet se gjatё Presidencёs portugeze u negociua dhe u pёrfundua gjithashtu marrёveshja pёr lehtёsimin e regjimit tё vizave me BE-nё. Kjo marrëveshje, qё ka hyrё nё fuqi mё datё 1 janar 2008, do tё vërё nё jetё njё mekanizёm mё tё thjeshtёzuar, mё tolerant dhe mё pёrfshirёs pёr sa i pёrket lёvizjes sё shtetasve shqiptarё nё hapёsirёn Shengen, e cila u zgjerua para pak javёsh me nёntё vende tё reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›