Burri po pastronte çiften, plagoset gruaja në Kamëz/ Policia nuk e di në cilin spital janë paraqitur

Një grua është plagosur aksidentalisht këtë të premte, me armë zjarri në Kamëz.
Sipas informacioneve të para, dyshohet së burri po pastronte çiften, gjë që solli më pas edhe plagosjen.
Fillimisht, bashkëshorti e ka çuar tek ambulanca e lagjes, ku janë konstatuar lëndimet e lehta ndërsa më pas, ai do e çonte tek “Trauma”, por në fakt çifti nuk është paraqitur aty, duke ngritur dyshimet se mund të kenë shkuar në një spital privat.
Ende nuk dihet se në cilin spital mund të kenë shkuar dhe po kërkohen për të sqaruar plotësisht ngjarjen.