E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes disa personash në Vlorë/ Vritet 63-vjeçari, plagoset i biri (EMRI)

Një përplasje e dhunshme është regjistruar mes disa personash mesditën e sotme në Vlorë, në zonën e njohur si “Rruga e Cipave”,

Si pasojë, ka ndërruar jetë, 63-vjeçari Ismail Aliaj në ambientet e Spitalit të Vlorës.

Sipas burimeve,  ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale.

Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Forcat e policisë, përfshirë edhe efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë vënë në ndjekje të tij dhe po krehin zonën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›