Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, ja çfarë thotë Policia

Policia e Vlorës jep detaje nga ngjarja e rëndë e ditës së sotme në qytetin bregdetar, e cila përfundoi me humbjen e jetës së një 63-vjeçari.
Sipas uniformave blu, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 63 vjeçari Ismail Aliaj, është goditur me grushte nga dy shtetas dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia ka identifikuar dy shtetasit dhe po punon për kapjen e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi I. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi B. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.