E Diel, 1 Nëntor 2026

Dallku te Sandërlendi, çështje orësh

Transferimi i Armend Dallkut në Premiershipin anglez me Sandërlendin është çështje orësh. Sipas burimeve pranë mbrojtësit kuqezi, marrëveshja me klubin britanik pritet të përfundojë më datë 5 janar. "Kalimi i Dallkut në kampionatin anglez thuajse ka përfunduar", ka pohuar burimi. "Të shtunën pritet që palët të takohet dhe sipas të gjitha gjasave do të lidhet kontrata, e cila do të realizojë transferimin e tij të menjëhershëm nga ukrainasit e Vorskla Poltavas". Në ditët e fundit të dhjetorit, për Dallkun ishte interesuar edhe Livorno në Serinë A italiane. Skuadra ku militon edhe shqiptari tjetër, Erjon Bogdani, ka tentuar të hyjë në bisedime të avancuara, por 24-vjeçari ndërpreu çdo kontakt. "Të luash në Premiership është një nga arritjet më të mëdha profesionale dhe Armendi e ka të qartë këtë. Ai preferon të kalojë në Angli, duke e cilësuar Sandërlendin si një trampolinë mjaft të mirë. Kjo është arsyeja përse ka ‘injoruar‘ interesimin e Livornos".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›