E Diel, 1 Nëntor 2026

Delijorgji: Spahiu më akuzon padrejtësisht

Tiranë- Mihal Delijorgji i arrestuar për ngjarjen e Gërdecit ka reaguar sot nga qelia përmes një letre publike, drejtuar krerëve të disa institucioneve.

Ai ka sulmuar zv/kreun e Kontrollit të Lartë të Drejtësisë, duke pretenduar se po akuzohet nga ai në mënyrë të padrejtë.

Në letrën e hapur drejtuar presidentit Topi, kryetares së Kuvendit, Topalli, ministrit të Drejtëisë, Alibeaj, Avokatit të Popullit, Kryeprokurores Rama etj, ai paraqet pretendimet e tij lidhur me ngjarjen në fjalë, duke deklaruar se nuk ka asnjë faj për Gërdecin. Madje sipas letrës, ai nuk ka lidhje me politikanë apo familjarë të politikanëve.

“Spahiu po shkel procedurat dhe ka uzurpuar KLD-në. Po shkelet pavarësia e gjyqësorit”- theksohet në letër.

Ai ka kërkuar më tej që pranon të gjykohet vetëm nga Gjykata e Lartë, duke shtuar se gjykatat e tjera janë të varura dhe cenojnë gjykimin e drejtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›