E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, dy raste me Hepatit A

Gjirokastër-Dy raste të prekjes me Hepatit A janë evidentuar në qytetin e Gjirokastrës. Dy fëmijë që i përkasin komunitetit rom që jeton në periferi të qytetit, pas kryerjes së të gjitha analizave laboratorike kanë rezultuar të prekur nga ky virus, apo siç njihet ndryshe nga sëmundja e verdhëzës.

Shkaku sipas ekspertëve të fushës është papastërtia dhe mungesa totale e kushteve higjieno-sanitare me të cilat bashkëjeton ky komunitet. Pas ekzaminimeve të kryera, e gjithë zona ku banojnë dhjetëra familje të komunitetit rom i është nënshtruar dezinfektimit nga specialistë të Drejtorisë së Shëndetit Publik.

Këta të fundit kanë deklaruar se rastet janë spontane dhe të izoluara, ndaj nuk ka rrezik për përhapjen e ndonjë epidemie. “Është kryer menjëherë depistimi I të gjithë zonës dhe familjarëve të dy fëmijëve të prekur nga Hepatiti A u janë marrë kampione gjaku, për të parë nëse janë të prekur edhe ata. Gjithsesi nuk ka vend për panik’, kanë deklaruar burime pranë këtij institucioni.

Ndërkaq, analizat laboratorike pritet të dalin nesër për të parënëse virusi është përhapur edhe më tej apo vazhdon të jetë i izoluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›