E Diel, 1 Nëntor 2026

Demo: Projekti Open Dat’AL për planifikim më të mirë në qeverisjen lokale

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, priti sot në një takim pune delegacionin e kompanisë franceze Spallian, për të diskutuar mbi ecurinë e projektit Open Dat’AL, një iniciativë që synon të forcojë përdorimin e të dhënave për planifikim më të mirë të shërbimeve dhe vendimmarrje të bazuar në evidencë në bashkitë e vendit.

Në fjalën e tij, Demo theksoi se ky bashkëpunim sjell një qasje të re për mbështetjen e bashkive, duke mundësuar kuptimin më të mirë të territorit, identifikimin e nevojave reale të qytetarëve dhe orientimin e prioritetëve të zhvillimit vendor.

Projektin Open Dat’AL e zhvillon kompania franceze Spallian në partneritet me institucionet shqiptare, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës në qeverisjen vendore. Në kuadër të tij, bashkitë do të kenë mundësi të përdorin të dhënat në mënyrë më strategjike për planifikimin e shërbimeve dhe marrjen e vendimeve bazuar në evidencë.

Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe drejt implementimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në përdorimin e të dhënave për zhvillim lokal.

1 nga 2

e.xh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›